Edhe Prishtina në protestë për Ballistin

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton gjithë shqiptarët, pa dallime, pa ngjyrime, pa asnjë ndarje por të gjithë të Bashkuar në Protestë për Ismail Morinen – Ballistin, më datën 29.07.2017 nga ora 19:00 tek Ambasada Kroate në Prishtinë.

“Të mos lejojmë ekstradimin e Ballistit tek autoriteteve serbe. Ai ka nevojë për mbështetjen e çdo Shqiptari. EJA EDHE TI”, thuhet në njoftim.