Bukëpjekësi shqiptar jep bukë falas në Serbi

Ferhat Hoxhaj, 34 vjeçar nga Prijepolje në Serbi, është dëshmia se pak për dikë do të thotë shumë për dikë tjetër.

Ai është pronar i disa furrave të bukës dhe jep bukë falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për të blerë.

E së fundmi ai ka filluar një praktikë të re, duke ofruar bukë falas për të gjithë bashkëqytetarët e tij.

Në katër furrat e tij para një javë janë vendosur mbishkrimet që të gjithë qytetarët mund të marrin nga dy bukë në ditë falas.

“Kjo nuk është një fushatë, është vullneti i mirë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit në qytetin tonë të jenë plot. Besoj se kudo në botë ka kësi praktika, vullnet të mirë për të mirën e popullit” ka thënë Hoxhaj.