Këto janë shpenzimet e Milani gjatë këtij afati kalimtar (FOTO)

Milani ka transferuar 10 lojtarë të rinj gjatë kësaj vere, duke bërë kështu një revolucion të vërtetë, transmeton zeri.info

Gjigandi italian ka shpenzuar një shifër prej 215.3 milionësh për ardhjet e reja.

Por, afati kalimtar nuk ka përfunduar dhe ende mund të presim befasi të tjera nga klubi milanez.

Së fundmi Milani është duke shprehur interesim për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin./Zëri