Darka e çifteve presidenciale kushtoi 154 mijë euro
Një tjetër detaj interesant është zbuluar nga takimi i çifteve presidenciale në Francë, Trump dhe Macron.
Pas zhvillimeve te ceremonisë zyrtare, Trump-Macron bashkë me bashkëshortet e tyre darkuan në një darkë luksi në kullën Eifel.
Mbi darkën në fjalë u përfol shumë në media, por pa e zbuluar faturën e darkës në fjalë. Sot në rrjetet sociale po qarkullon një faturë e publikuar si fatura që Trump ka paguar për darkën në restorantin luksoz.
Çmimi i darkës në kullën Eifel nuk është as më pak e as më shumë se 154,953 euro për katër persona.