Motra e Cristianos publikon foto me binjakët (Foto)

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka publikuar foto në rrjetet sociale me binjakët, Mateo dhe Eva.

Portugezi u bë prind i binjakëve gjatë muajit qershor, gjatë kohës kur ishte me Portugalinë në Kupën e Konfederatave.

Fëmijët janë të lindur nga një nënë surrogate, ashtu si fëmija i parë, Cristiano Junior.

CR7 në tetor do të bëhet prind për herë të katërt, pasi raportohet se Georgina Rodriguez është shtatzënë. /Express/