Musliu: Edhe te votimi i Thaçit për President menduan se nuk i kemi votat

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Ganimete Musliu, është e ftuara e radhës te emisioni “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ajo në këtë emision u shpreh e bindur se tashmë i kanë numrat e nevojshëm për ta formuar qeverinë e re.

Ajo ndër të tjera ka shtuar se politika nuk është matematikë, pasi që sipas saj edhe te rasti i votimit të Hashim Thaçit për President, nuk kanë besuar që do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë, por ja që ka ndodhur, ka shtuar  Musliu.