Limaj përkujton 22 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka përkujtuar 22 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Limaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehur dhimbjen e tij për familjarët që humbën më të dashurit e tyre.

“Dhembja juaj është edhe dhembja jonë! Sot, me respekt të thellë kujtojmë ata që u vranë në gjenocidin në Srebrenicë, dhe shpreh dhembjen time për familjaret që humbën të dashurit e tyre, 22 vite më parë.

Është detyra jonë njerëzore për të kujtuar këtë ngjarje, e të ngjashme asnjëherë të mos përjetoj historia e njerëzimit”, ka shkruar Limaj.