Trepça ’89 – Vikingur, dalin në shitje biletat (FOTO)

Trepça ’89 i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet ekipit mitrovicas dhe skuadrës nga Ishujt Faro, Vikingur, e cila do të zhvillohet të martën nga ora 18:00, shkruan zeri.info.

Mitrovicasit e humbën 2:1 ndeshjen e parë të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa do ta kërkojnë përmbysjen të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në ndeshjen e kthimit.

Dhe, në sheshin e qytetit në Mitrovicës sot ka filluar shitja e biletave, siç mund të shihet edhe në këto fotografi. /Zëri/