Kjo nuk është hera e parë që FC Prishtina zhvillon ndeshje ndërkombëtare (FOTO)

FC Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë me karakter garues në garat evropiane, në histori të saj, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit do të përballen me Norrkopingun në ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues, që fillon në orën 20:00.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që klubi më i madh kosovar zhvillon ndeshje të karakterit ndërkombëtar.

Madje, kryeqytetasit ishin më aktivët sa u përket ndeshjeve miqësore ndërkombëtare në futbollin e pasluftës, i cili ishte i izoluar totalisht deri para një viti.

Kështu, prishtinasit kanë zhvilluar kohë pas kohe ndeshje miqësore, kryesisht me klubet gjermane, polderi tash ka luajtur me ekipet si Offenbach, Winterthur, Schaffhausen, Fortuna, Köln, Greuther Furth, Osnabrück, Koblenz, FC Köniz etj.

Ndërkaq, përballja e tyre ishte ajo me Sivassporin e Roberto Carlosit, me të cilin luajtën në Turqi dhe në Prishtinë.

Gjithashtu, ka luajtur me klube të ndryshme evropiane në futboll të vogël, mbi të gjitha në janar të këtij viti. /Zëri/