Një veturë përfshihet nga zjarri në Prishtinë

Një veturë e tipit VW Passat është përfshirë nga flakët të martën pasdite në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Lexuesit kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.

Ata thonë se s’ka të lënduar dhe se policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar shumë shpejt në fikjen e zjarrit./koha.net/