Perez rizgjedhet në krye të Real Madridit

Fiorentino Perez do të jetë edhe për katër vite të tjera si president i Real Madridit, transmeton zeri.info

70 vjeçari fitoi garën pa asnjë kundër kandidat. Perez për herë të parë kishte qenë president i Real Madridit gjatë viteve, 2000-2006, periudhe në të cilën madrilenët nënshkruan me Luis Figo, David Beckham dhe brazilianin, Ronaldo.

Për herë të dytë, Perez u kthye gjatë vitit 2009, vit në të cilin transferoi Cristiano Ronaldon, Kakan, Benzeman dhe Xabi Alonson.

Spanjolli dha dorëheqje në shkurt të vitit 2006, pasi klubi nuk fitoi asnjë trofe të madh për tre vite radhazi.

Edicionin e kaluar Real Madridi fitoi ligën spanjolle pas pesë vitesh, kurse arriti që të bëhej skuadra e parë që fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve./Zëri