Kështu dukej varri i Komandantit Legjendar dhe Kullat e Jasharajave më 18 qershor ’99 (FOTO)

Lufta në Kosovë së pari nisi në Drenicë, por ky rajon ishte i fundit që u lirua.

Skënderaj shënon sot 18 vjetorin e clirimit. Shumë aktivitete u mbajtën sot në këtë qytet, për këtë ditë historike e cila do mbahet mend gjatë nga ata që e përejtuan lirinë pas një vuajtje të gjatë që u shkaktua nga Serbia.

18 qershori i vitit 1999 nuk do harrohet kurrë nga qytetarët e Skënderajt, sidomos për ata që ishin në këtë rajon dhe më afër se gjithcka e kishin vdekjen. Magazina.al ka siguruar fotografi nga dita kur në këtë qytet erdhi liria.

Qyteti u zbraz nga forcat serbe dhe kontollin e morën Ushtaria Çlirimtare.

Ushtarët e UÇK-së në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dolën para qytetarëve dhe treguan se qyteti u clirua.

Më pas ushtarët u nisën për në Prekaz.

Para varrit të komandantit Legjendar, Adem Jashari, u rreshtuan edhe një herë dhe i treguan atij se Kosova është e lirë, raporton Magazina.al

Më pas ata vizituan edhe Kullat që u kthen në Legjendë. Nga ajo ditë, në Skënderaj filloi një jetë e re.

Keto janë vetëm disa fotografi, kurse një kronikë të zgjeruar me pamje nga dita e clirimit të qytetit të Skënderaj, mund ta ndiqni sonte në lajmet qëndrore në RTK.