Revolucion politik në Kosovë: Vetëvendosje, partia më e votuar
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë në historinë e partive politike në Kosovë, duke marrë 30 për qind të votave në këto zgjedhje.
Sipas rezultateve të para të ExitPollit “Gani Bobi” tri partitë politike që janë futur në koalicion parazgjedhor, PDK, AAK e Nisma kanë arritur së bashku të marrin 40 të votave, vetëm 10 për qind më shumë se Vetëvendosje e vetme, shkruan Periskopi.
Ndërsa, koalicioni tjetër LDK-AKR-Alternativa ka dështuar të dalë edhe si partia e dytë në vend, duke marrë vetëm 27 për qind të votave.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka shpallur fitoren, derisa pritet që së shpejti ta nisin festën në shesh.
Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka thënë se ky rezultat është “spektakolar”.