Ahmeti: Të dy koalicionet kanë luftë të brendshme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nisi fjalimin në fushatën përmbyllëse të Lëvizjes Vetëvendosje duke  numëruar sukseset që ka arritur nga qeverisja e tij në Prishtinë.

Ai premtoi qendrën për fëmijët me Sindrom Down dhe Autizëm dhe qendrën për të moshuar në Komunën e Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Ahmeti për dy koalicionet kundërshtare tha se janë në luftë të brendshme derisa siq tha ai Vetëvendosje vetëm po rritet. “Dy koalicionet janë të ndara mes vete, janë duke luftuar mes vete. Lëvizja Vetëvendosje është e bashkuar. Ata po luftojnë brenda vetës e ne po rritemi”, tha ai.

 Ai koalicionin PDK-AAK-Nisma e ka quajtur krahu i luftës për pushtet. Ndërsa koalicionin LDK-AKR-Alternativa,  e quajti  krahu i dorëzimit. Ndërsa për Vetëvendosjen  tha se janë krahu i luftës dhe i paqes./Zeri/.