Real Madridi ende beson tek unë

Pavarësisht një fillimi të dobët tek Heerenveeni, Martin Odegaard thotë se klubi i tij, Real Madridi është duke e monitoruar.

Norvegjezi beson që Real Madridi ende ka besim tek ai, transmeton zeri.info

18-vjeçari, Odegaard iu bashkua Heerenveenit në një huazim 18 mujor në janar, por ka realizuar vetëm një gol në 16 paraqitje.

“Kam pasur mundësinë që të stërvitem me futbollistët më të mirë në botë dhe klubi ende ka besim tek unë.”, deklaroi Odegaard./Zëri