Në Gjakovë bëhet fushatë edhe me dron (FOTO+VIDEO)
Duket se tashmë kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbylljen e fushatës zgjedhore të 11 qershorit, secili po përpiqet që të gjejë një formë kreative për të mbledhur sa më shumë vota.
E një formë kreative duke se e ka gjetur edhe ekspertja e trashëgimisë kulturore dhe njëherit kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Burbuqe Bakija-Deva.
Bakija që vjen nga qyteti i Gjakovës ka zgjedhur që fushatën e saj ta bëjë me dron.
Klan Kosova ka siguruar fotografi dhe video të disa prej momenteve kur droni ka valëvitur posterin e saj në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë. /KlanKosova/