PDK-AAK-Nisma paralajmërojnë reciprocitet me Serbinë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të aplikojë masa reciprociteti me Serbinë nëse merr qeverisjen e vendit. Kështu ka thënë Bajram Hasani nga Nisma, në debatin zgjedhor në RTV21.

Ai ka thënë se Kosova deri më tash ka pasur një delegacion që nuk e ka përfaqësuar mirë në Bruksel.

“Kemi pasur një delegacion që nuk na ka përfaqësuar në Bruksel. Ne fillimisht do të ndërtojmë një delegacion profesionist, me njerëz të cilët i kuptojnë gjërat”, është shprehur Hasani.

“Ato për të cilat arrihet marrëveshje në Bruksel, kërkojmë reciprocitet të plotë me Serbinë”, ka thënë ai.

“Nëse Serbia nuk i përfill marrëveshjet tona, të jeni të bindur që as ne nuk do t’i përfillim”, ka deklaruar Hasani.