Delawie: Ju qytetarë të Kosovës e keni në dorë se kush dëshironi të udhëheqë vendin

Ju jeni shefi dhe varet nga ju për të kërkuar atë lloj udhëheqje që kërkoni. Zgjedhjet janë shpejt dhe duhet të keni parasysh këndë dëshiron të votoni. Kështu u shpreh ambasadori amerikan Greg Delawie, gjatë ceremonisë se diplomimit të studentëve të UP-së.

“Jam i sigurt se keni vërejtur se zgjedhjet janë shpejt dhe ju si të diplomuar paraqisni brezin e ardhshëm të Kosovës. Ndoshta disa prej juve keni vizituar një ekspozitë të ShBA në Bibliotekën Kombëtare të ish presidentit Kenedi. Presidenti Kenedi thoshte se vendit i duhen udhëheqëse përtej gjykimit tradicional”, ka thënë Delawie, përcjell “zeri.info”.

Ai ka kërkuar nga stuedentët që të dalin dhe të votojnë duke shtuar se në zgjedhjet e 2014-ës kanë votuar jo më shumë se 48 për qind. Delawie ka kërkuar dhe ju ka bërë thirrje studentëve që të dalin dhe të votojnë për ndryshim. /ZËRI/