'Eurokoha' bën hapjen e sezonit veror 2017 (FOTO&VIDEO)

Kompania “Eurokoha” ka bërë prezantimin e ofertave turistike për bregdetin turk, me çmime që mund t’i përballojë edhe standardi i kosovarëve.

Sikurse edhe gjatë viteve të kaluara, kompania “Eurokoha” edhe këtë vit për klientët e saj ka siguruar aranzhmane në hotelet më të mira në bregdetin turk.

Sezonin e ka nisur me çmime promovuese dhe oferta të shumëllojshme. Duke nisur nga tash qytetarët e Kosovës mund t’i shfrytëzojnë ofertat promocionale të kompanisë “Eurokoha”, ku mund t’i kalojnë pushimet verore me kosto minimale.

Në ceremoninë e promovimit kanë marrë pjesë përfaqësues të shumtë të hoteleve në Turqi, por edhe përfaqësues të agjencive të ndryshme në vendin tonë.

Gjatë ceremonisë së hapjes përfaqësues të kompanisë “Eurokoha” kanë bërë të ditur se sivjet do të ketë 6 herë në javë fluturime për në bregdetin turk.

Po ashtu kompania “Eurokoha” i ka shpërblyer edhe tri agjenci nga Kosova, “Armendi Turs”, “Butrinti” dhe “Doni Turs”.