Haradinaj: Edhe nëse rrezohem nga PDK-ja, e di çfarë bëj
Krijimi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA ka nxitur reagime të shumta. E, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë për këtë koalicion.
I pyetur se a ka frikë se PDK-ja në të ardhmen do të votojë mocionin kundër AAK-së, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.
“Nuk e ka problem për këtë. Unë edhe nëse më rrëzojnë çohem prapë. Unë ashtu jam, rrëzohem e çohem”, tha Haradinaj në konferencën ku u prezantua aderimi i gazetarit Arbër Vllahiu në AAK.
Haradinaj është i nominuar për postin e kryeministrit nga ky koalicion parazgjedhor.