Chelsea një fitore larg titullit (VIDEO)

Ashtu edhe siç është pritur, Chelsea ka shënuar fitore të lehtë ndaj Middlesbrough.

‘Blutë’ në ‘Stamford Bridge’ kanë mposhtur 3:0 Middlesbrough, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

Kjo fitore e afron skuadrën e trajnerit italian Conte edhe më afër titullit, ku i nevojiten vetëm edhe tre pikë.

Diego Costa në minutën e 23-të, shënoi golin e epërsisë për Chelsean, ndërsa në minutën e 34’-të, Alonso dyfishoi epërsinë, pas një asistimi që pranoi nga bashkëvendësi i tij, Azpilicueta.

Chelsea nuk u ndal me kaq, dhe në pjesën e dytë shënoi edhe një herë për 3:0.

Ishte mesfushori Matic që në minutën e 65-të, shënoi për 3:0, pas asistimit që mori nga Fabregas.

Me këtë fitore, Cheslea numëron 84 pikë, shtatë më shumë se Tottenham i vendit të dytë./Lajmi.net/