Donnaruma drejt largimit

Milani duket se do t’i humbë shërbimet e portierit Gianluiggi Donnaruma. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, menaxheri i tij, Mino Raiola edhe pse ka qenë i pranishëm në Milano, nuk e ka gjetur kohën për t’u takuar me drejtuesit kuqezi.

Pa ditë më parë Raiola kishte dhënë një mesazh të qartë. “Duam të shohim blerjet për të kuptuar nëse Milani do  të jetë konkurrues, më pas do të vendosim”, ka thënë Raiola.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë në kampin kuqezi, pasi  dëshirojnë tqë me portierin 18-vjeçar ë nënshkruajnë një kontratë deri në vitin 2022, duke i dhënë madje edhe shiritin e kapitenit. Paga e tij do të rritet nga 160 mijë euro në 3.2 milionë neto.

Ofertat që vijnë nga jashtë janë shumë më të larta. Mes Realit të Madridit dhe Manchester United, janë gati të ofrojnë 7.5 milionë euro në vit për Donnarumman./Zëri/