Shoferi i dehur ‘terrorizon’ qytetarët në Berat

Banorë të Beratit janë terrorizuar pasditen e sotme teksa një automjet me shpejtësi që lëvizte me shpejtësi ka përplasur 5 automjete të tjera, para se të kapej nga policia.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima nga ngjarja e pazakontë që ndodhi në pedonalen e qytetit. Drejtuesi i mjetit, 35-vjeçari Ilirjan Çereni u ndalua në dalje të qytetit, në përpjekje për t’u larguar.

Burime zyrtare nga drejtoria lokale e policisë bëjnë me dije se ai ka qenë në gjendje të dehur.