Bayern - Real, kështu u mbyll pjesa e parë (Video)

Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Real Madridit me rezultat 1:0. Golin e avantazhit për gjigantin bavarez e ka shënuar Arturo Vidal me kokë.

Futbollisti kilian ka qenë fytyra tragjike e fundit të pjesës së parë pasi e humbi penalltinë. Nga ana tjetër, Karim Benzema e ka qëlluar tërthorësen pasi e goditi topin me kokë, ndërsa rast kishte edhe Cristiano Ronaldo.

Pjesa e dytë pritet te jetë po aq interesante dhe dramatike.

Në duelin tjetër, Atletico Madridi po udhëheq ndaj Leicester Cityt 1:0 pas pjesës së parë. Golin për ekipin spanjoll e ka shënuar Griezmann nga penalltia. /Zëri/