Sampdoria përmbys dhe shuan shpresat e Interit (Video)

Interi ka humbur mundësitë të qëndroj në hap për tri pozitat e parë në Serie A, pasi kanë humbur në shtëpi nga Sampdoria me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga vendasit, por të cilët arritët të gjejnë golin vetëm një herë me anë të mbrojtësit italian, Danilo D’Ambrosio.

Mbrojtësi italian ka shënuar në minutën e 35 pas një harkimi të mirë nga Ever Banega, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen shpejt në lojë në pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimin në minutën e 50.

Ishte sulmuesi i talentuar çek, Patrik Schick, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-1 me një gol që ishte shumë i dyshimtë për pozitë jashtë-loje.

Në vazhdim të ndeshjes, ishte Interi që provoi disa herë të gjej golin e epërsisë, por ishin përsëri mysafirët të cilët shënuan nga penalltia me anë të Fabio Quagliarellas, që ishte i saktë në minutën e 85.

Deri në fund të takimit, Nerazzurrët tentuan edhe disa herë për të gjetur golin, por fati nuk ishte me ta dhe humbën një ndeshje që më së paku pritej. /Telegrafi/