Nëna dhe vajza e saj vdesin brenda 30 minutash në 2 aksidente të ndryshme

Një ngjarje që i kalon limitet e një tragjedie familjare ka ndodhur në Alabama të SHBA-ve.

Një 39-vjeçare është aksidentuar duke gjetur vdekjen e pas rreth 30 minutash, vajza e saj e vogël 8-vjeçare është aksidentuar nga një mjet tjetër duke gjetur vdekjen.

Julia Yates Patterson ndërroi jetë pasi u përplas kokë më kokë me një mjet tjetër me automjetin e saj Ford.

Por tragjedia nuk u ndal këtu, pasi rreth 30 minuta më vonë, vajza e saj, Elizabeth Patterson, kur ishte duke kaluar rrugën, disa milje më tej nga vendi ku vdiq nëna e saj, është përplasur nga një makinë.

Vogëlushja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Vajza sapo ishte kthyer nga shkolla dhe nuk e kishte idenë çfarë kishte ndodhur me nënën e saj.

Vetëm pak ditë më parë ajo kishte festuar 8-vjetorin e lindjes.

Babai i vajzës dhe bashkëshorti i nënës, Kevin Patterson, ndodhet në një shok total pas ngjarjes. “Të lutem Zot, më thuaj se kjo është një ëndërr e keqe!”- shkruan ai. /Blitz.al/