Filmimi nga tribunat, ja kush e ndërpreu ndeshjen Shqipëri-Itali (VIDEO)
Tymueset në fushën e stadiumit të Palermos u hodhën nga Plisat, tifo-grupi që është treguar i papërmbajtshëm gjatë ndeshjes me Italinë.
Në minutat e para të pjesës së dytë të ndeshjes me Italinë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, vazhdimi i lojës u bë i pamundur për shkak të tymit.
Pas ankesave të lojtarëve italianë, arbitri ka marrë topin dhe është futur në ambjentet brenda stadiumit.
Tymueset u hodhën nga tifozët shqiptarë.
Në zonën e stadiumit ku ishin Plisat janë hedhur disa shashka, duke provokuar ndërprerjen e ndeshjes.
Në pushimin që zgjati pak minuta, De Biazi dhe kapiteni Ansi Agolli u afruan për t’i bërë thirrje tifozëve të qetësohen.
Pushimi zgjati pak minuta dhe ndeshja nisi sërish.