Merr flakë një minibus afër ‘Menzës së Studentëve’ (Video)
Një minibus i tipit Volkswagen është djegur afër Menzës së Studentëve në Prishtinë.
Minibusi është e parkuar në trotuar, kurse një person e ka fikur zjarrin me një bombol zjarrfikëse, raporton lajmi.net
Pasagjerët kanë arritur të dalin nga automjeti, duke mos pasur lëndime trupore.