Miratohet rezoluta për transformimin e FSK-së në FAK
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje rezolutës së propozuar nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj për themelimin e Forcave të Armatosura.
Të pranishëm ishin 68 deputetë të cilët votuan pro propozimit të Haradinajt për Forcat e Armatosura.
Kjo Rezolutë bënë thirrje për themelimin sa më të shpejt të Ushtrisë së Kosovës, pra transformimin e FSK-së në FAK.
Gjithsej kjo rezolutë përmban dy pika si në vijim:
1. Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinoj dhe të procedoj në Kuvendin e Kosovës për miratim Strategjinë për transformim të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
2. Duke shprehur përkushtimin e palternativë për integrimin në Organizatën e Paktit VeriAtlantik NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat institucional të bashkërendojnë angazhimin për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapacitetve opreacionale konform mandatit të ri të Forcave të Armatosura të Kosovës.