Zyrtarizohet Mercedes Maybach Landaulet G650 - (Foto)

Mercedesi legjendar i klasës G fitoi një version të veçantë Maybach, siç ishte njoftuar kohë më parë nga disa imazhe jo zyrtare të publikuara në internet, transmeton Zeri.info.

Tani janë publikuar fotot zyrtare nga ana e fabrikës, me njoftimin se premiera zyrtare do të mbahet në fillim të marsit në “Geneva Motor Show”. Në pyetje është automjeti i quajtur Mercedes Maybach Landaulet G650, kurse si bazë e të cilit është përdorur Mercedes-Benz G500 4x4.

Distanca mes boshtesh te ky version është 3428 mm, gjë e cila natyrisht ka mundësuar një rritje të konsiderueshme të hapësirës për këmbë, ndërsa mbi ulëset e pasme çatia e butë është në dispozicion në tri ngjyra.

Përveç kësaj, ulëset për pasagjerët në pjesën e pasme, ndër të tjera gjithashtu kanë funksion masazhi, shkruan më tej zeri.info. Këtu duhet përmendur se gjatësia e automjetit është 5345 mm, ndërsa vëmendje tërheqin edhe fellnet me aliazh 22 inç (gomat 325/55 R22).

Mercedes Maybach Landaulet G650 futet në lëvizje nga motori 6.0-litra biturbo V12 me 630Kf dhe 1000 Nm, por të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale për momentin nuk janë zbuluar.

Seria është e kufizuar në vetëm 99 copë, ndërsa çmimi është 630.000 euro./ZERI