Pastruesit në grevë, bërlloku mbulon rrugët në Gjilan (Video)

Bora i ka mbuluar mbeturinat në Gjilan, pasi gjatë tërë javës ato nuk u larguan nga kompania ”EkoHigjena”.

Pastruesit kanë hyrë në grevë, pasi menaxhmenti i kësaj kompanie ka marrë vendim për largimin e disave punëtorëve nga puna, njofton Klan Kosova.

Mbeturinat që mbetën rrugëve po u pengojnë banorëve të qytetit.