Prishtina shkëlqen në ndeshjen e tretë, fiton 5:0

FC Prishtina e ka fituar ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve në turneun e 16-të ndërkombëtar “Ur-Krostitzer-Masters 2017”, i cili po mbahet në Gjermani, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit e kanë mundur ekipin SV Leipzig Nord-West 5:0, ndërsa më parë e kishin regjistruar një barazim dhe një humbje, duke përfunduar në pozitën e tretë.

Golat për Prishtinën i shënuan: 1:0 Lorik Boshnjaku (3') 2:0 Endrit Krasniqi (4') 3:0 Lorik Boshnjaku (5') 4:0 Endrit Krasniqi (8') 5:0 Gauthier Mankenda (8'). /Zëri/