Shkencëtarët: Titanik nuk u fundos nga përplasja me ajsbergun

Teoria se Titaniku nuk është fundosur nga përplasja me ajsbergun u shfaq në dokumentarin e fundit të quajtur "Titanik: Prova të reja" që u emitua nga transmetuesi shtetëror britanik Channel 4

Pas 105 vitesh nga fundosja e Titanikut, studiuesit thonë se ka prova të qarta se anija më e famshme e cila ka hyrë në historinë e njerëzimit nuk është fundosur për shkak të përplasjes me ajsbergun.

Titanik më 10 prill 1912, ishte nisur në udhëtimin e tij të parë tejoqeanik nga porti Southampton drejt New Yorkut.

Kapiteni Edward John Smith asokohe me qëllim ishte nisur drejt rrugës më të shkurtër, më në veri nga e përcaktuara dhe kështu ka nënvlerësuar rrezikun e përplasjes me ajsbergun.

Vetëm katër ditë më vonë, Titaniku u përplas me një ajsberg, e cila e kishte përgjysmuar dhe fundosur dy orë më vonë.

Fundosja e Titanikut 105 vjet më parë konsiderohet si aksidenti më i madh detar në historinë moderne.

Teoria se Titaniku nuk është fundosur nga përplasja me ajsbergun u shfaq në dokumentarin e fundit të quajtur “Titanik: Prova të reja” që u emitua nga transmetuesi shtetëror britanik Channel 4. /Lajmi.net/