Sulm në një burg të Bahrejnit, arratisen dhjetëra terroristë
Disa persona të armatosur në Bahrejn kanë sulmuar një burg, duke vrarë një polic dhe duke liruar 10 të burgosur, të dënuar për terrorizëm, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se autoritetet kanë reaguar menjëherë, duke izoluar zonën rreth burgut Jau, në jug të kryeqytetit Manama, transmeton Gazeta Express.
Një polic tjetër ka mbetur i plagosur, kur ndërmjet katër dhe gjashtë meshkuj, të armatosur me pushkë automatike dhe revole, kanë sulmuar burgun të dielën.
Menjëherë ka filluar një hetim për të zbuluar se si ka ndodhur arratia e të burgosurve, ka njoftuar policia.