Ish-ministrat e kulturës dënohen me nga 1 vit burgim me kusht

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ta kthej në rigjykim rastin e dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraçija e Valton Beqiri, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që dy ish-ministrat e kulturës ti dënoj me nga 1 vit burgim më kusht, raporton "zeri.info".

Përveç Haraçisë dhe Beqirit, Gjykata i ka shpallur fajtor edhe dy të akuzuarit e tjerë, aktorin Armond Morina dhe Nehat Fejzën të cilët po ashtu janë dënuar me nga 1 vit burgim me kusht.

Haraçija dhe Beqiri u shpallën fajtorë për përgjegjësinë që kishin si ministra për ndarjen e 100.000 eurove për kompaninë e Armond Morinës, “Morina Films” që kishte premtuar realizimin e filmit të quajtur “Mysafir në sofër”, e që nuk ishte realizuar asnjëherë.

Gjykata ka obliguar aktorin Morina gjithashtu qi t'ia kthej Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit e cila është palë e dëmtuar 100 mijë euro, ndërsa Nehat Fejza 188 mijë euro./Zeri/