Plisat kërkojnë largimin e kryesisë së Sigal Prishtinës

Plisat vazhdojnë ta kërkojnë largimin e kryesisë së Sigal Prishtinës.

Tifozët prishtinas përmes një fotografie kanë kërkuar largimin nga klubi të kryetarit Blerand Stavilecit, i cili njëherësh është ministër në Qeveri, nënkryetarit Lulzim Ibrahimi, drejtorit Florian Miftari dhe drejtorit sportiv, Luan Malokut.

"Përplasja" në mes Plisave dhe kryesisë ka ardhur pas transferimit të Drilon Hajrizit nga Peja, të cilin lojtar Plisat assesi nuk e duan në ekipin e tyre. /Zeri/