I jepet lamtumira e fundit Armela Sagashit

Një grup i madh i njerëzve janë duke marr pjesë në funeralin e varrimit të 18 vjeçares, Armela Segashi, e vrarë të premten që shkoi në sulmin terrorist në Munih.

LEXO EDHE: I jepet lamtumira e fundit Dijamant Zabërgjës (Foto)

Shumë familjar të dhe të afërm po marrin pjesë na varrimin e kësaj të reje që po bëhet në Podujevë, raporton lajmi.net.

Armela së bashku me dy të ri të tjerë shqiptarë me prejardhje nga Kosova, u vranë më 22 të këtij muaji, nga sulmues me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë.

Asaj është duke iu dhënë sot lamtumira e fundit në atdheun e saj në Podujevë. Më parë, rreth orës 14, sot u mbajtë ceremonia e varrimit të Dijamant Zabërxhes në komunën e Vushtrrisë./lajmi.net