I jepet lamtumira e fundit Dijamant Zabërgjës (Foto)

Aktuale July 26, 2016 - 15:42

 Është varrosur viktima e parë shqiptare nga sulmi i Munihut, Dijamant Zabërgja, në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Qindra qytetarë nga tërë Kosova kanë marrë pjesë në varrimin e 21-vjeçarit, i cili u vra të premten nga 18-vjeçari gjermano-iranian, Ali Sonoboly. Mes lotësh dhe fjalëve, edhe familja e ngushtë e Dijamantit i dha atij lamtumirën e fundit.

Babai i Dijamantit, Naim Zabërgja, i ka thënë “Zërit” se uron që djali i tij të jetë viktima e fundit e këtij terrori në botë.

Ai ka falënderuar edhe të gjithë bashkëkombasit brenda dhe jashtë Kosovës, por edhe qytetarët gjermanë për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atij me rastin e vrasjes së djalit të tij të vetëm.

Të pranishëm në Ropicë të Vushtrrisë ishin edhe familja e kosovares tjetër të vrarë Armela Segashi.

Ndërkohë Armela do të varroset sot në orën 17:00 në Podujevë.

Të pranishëm në varrimin e Dijamantit ishin edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi etj. /Zeri.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image