Rame Lahaj fiton çmimin e “tretë” si tenori me i mirë

Tenori kosovar Ramë Lahaj ia ka dalë që të bëjë edhe një hap të rëndësishëm në karrierë. Ai e ka fituar çmimin e “tretë” si tenori me i mirë në kategorinë e meshkujve. Lahaj ishte njëri nga 12 finalistët për çmimin prestigjioz “Operalia”.

Juria ndërkombëtare e ka vlerësuar Lahajn që të jetë në listën e ngushtë të kandidatëve bashkë me sopranon nga Kanadaja, Aviva Fortunata, sopranon franceze Elsa Dreisig, atë italiano-amerikane, Marina Costa-Jackson, sopranon Elena Stikhina e tenorin Bogdan Volkov nga Rusia, dy tenorët nga Koreja Jugore, Keonëoo Kim e Sehoon Moon, sopranon nga Ukraina, Olga Kulchynska, mezzo-sopranon J’nai Bridges, bass-baritonin Nicholas Broënlee e tenorin Brenton Ryan, që të tre nga ShBA-ja.
Ndërsa çmimin  e parë e mori Koreani, Keonwoo Kim.