Arrihet marrëveshja në Maqedoni, zgjedhjet më 11 dhjetor
Sot, në Përzhino përfundimisht është arritur marrëveshje mes grupeve të katër partive politike të Maqedonisë, raporton Zhurnal.mk.
Pas, përfundimit të takimit përfaqësuesi nga BDI-ja, Artan Grubi, deklaroi se, marrëveshja politike mes partive politike pjesëmarrëse të marrëveshjes së Përzhinos është arritur, dhe partitë pjesëmarrëse i afruan përfundimisht qëndrimet e tyre.
Grubi madje precizoi se ne marrëveshje është saktëzua edhe sipas gjitha gjasave zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 11 dhjetorë.
LEXO EDHE: Hidroavioni përplaset në urën e Shangait, 5 të vdekur (Foto)
Kështu, ditë më parë edhe Agjencia e Lajmeve Zhurnal, raportoi si lajm ekskluziv se si data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë me 11 dhjetorë, të cilën sot e konfirmoi deputetit i BDI-së, Artan Grubi.
Ndërsa sot përfaqësuesi nga BDI-ja, Artan Grubi konfirmoi lajmin. “Marrëveshje përfundimisht është arritur. Partitë politike kanë ra dakord që zgjedhjet të mbahen saktë ashtu siç është parapa në marrëveshje, me datën e 11 dhjetorit të këtij viti” – deklaroi Artan Grubi.
Sipas përfaqësuesit të BDI-së, tema për Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila pikë ishte më kontestuese nga këto bisedime, përfundimisht mund të llogaritet si e zgjidhur.