Veseli: Më mirë është vonë sesa kurrë

Aktuale korrik 15, 2016 - 13:12

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar për sulmet siç i ka quajtur ai jonjerëzore në Nicë të Francës.

"Sulmet në Francë janë sulme edhe ndaj Kosovës. Kryesia e Kuvendit i dënon këto sulme" ka thënë Veseli. Ndërkaq, Veseli ka folur edhe për procedimin e demarkacionit. 

Veseli ka thënë se tryeza për demarkacionin do të zhvillohet në sallën alternative."Ftoj të gjitha palët e interesuar që të marrin pjesë në këtë debat" , ka thënë Veseli.Ai më tej ka thënë se kjo tryezë është e vonuar por sipas tij "më mirë është vonë sesa kurrë".

Sipas tij e rëndësishme është që përveç demarkacionit dhe kufirit e rëndësishme është edhe rritja e konfidencës shtetërore. Ndërsa vendimmarrja në Kuvend sipas tij do të jetë në interes të shtetit.

Procedimi i demarkacionit sipas Veselit do të jetë transparent dhe se nuk do të ketë befasi. /ZERI/