Sivjet s’ka pushim si zakonisht për deputetët e Kuvendit (VIDEO)

Aktuale korrik 14, 2016 - 21:02

Do të mbeten në Prishtinë më gjatë se viteve të tjera, andaj pushimet verore do t’i nisin më vonë.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë edhe disa punë për të kryer gjatë korrikut, në mos edhe në fillim të gushtit, njofton Klan Kosova.

E më i rëndësishmi nga këto obglime po del të jetë demarkacioni me Malin e Zi. Veçse nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti,  po e pranon se më e nxehtë se tema, është pamundësia e partnerëve për t’i siguruar votat.

Megjithatë, ky rikujton se demarkacioni, por edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe, janë interes i qeverise dhe partnerëve të koalicionit që të kryhen.