Mustafa thotë se demarkacioni është kusht për formimin e ushtrisë

Aktuale korrik 13, 2016 - 19:53

“Ne nuk e japim asnjë metër katror të Kosovës për asnjë cmim, as për viza as për asgjë. Jam i bindur se komisioni e ka bërë punën e vet mirë dhe nuk ka dyshime. Po të kishte bërë punën keq atëherë secili duhet ta dijë se kjo ka pasoja penale, pra është krim dhe dikush duhet të përgjigjet për atë vepër”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa ka demarkacioni me Malin e Zi është interes shtetëror dhe në interes të shtetit, prandaj sipas tij duhet ikur nga kauzat partiak dhe vetanake.

Ai kundërshtimin e opozitës për demarkacionin e ka quajtur kauzë të sajuar.

“Ne nuk e japim asnjë metër katror të Kosovës për asnjë cmim, as për viza as për asgjë. Jam i bindur se komisioni e ka bërë punën e vet mirë dhe nuk ka dyshime. Po të kishte bërë punën keq atëherë secili duhet ta dijë se kjo ka pasoja penale, pra është krim dhe dikush duhet të përgjigjet për atë vepër”, ka thënë Mustafa për rtk.

Kryeministri për herë të parë e ka përmendur demarkacionin si kusht për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja nuk dëshirojnë të themelojnë ushtri në një vend që ka probleme kufitare me një shtet fqinjë.