Kuçi: Për Demarkacionin, do të ketë takime intensive të spektrit politik

Kuçi: Për Demarkacionin, do të ketë takime intensive të spektrit politik

Aktuale korrik 13, 2016 - 13:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se brenda këtyre ditëve do të ketë takime intensive të spektrit politik lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, për çështje me rëndësi kombëtare siç është Demarkacioni duhet të tejkalohen dallimet politike.

LEXO EDHE: Qeveria kërkon largimin e të ‘akuzuarve’ për korrupsion

Këto komente, ai i bëri me rastin e dorëzimit të detyrës së ministrit të Drejtësisë tek Dhurata Hoxha, ka thënë Kuçi, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, i pyetur se a është në krizë koalicioni PDK-LDK, Kuçi ka potencuar se nuk ka krizë në mes të koalicionit.