Qeveria në siklet për demarkacionin!  Shtyn mbledhjen

Qeveria në siklet për demarkacionin! Shtyn mbledhjen

Aktuale korrik 12, 2016 - 17:37

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë mbledhjen, e cila ishte paraparë të mbahej nesër, e që në rend dite kishte procedimin në Kuvend të Demarkacionit.

Këtë e ka konfirmuar për “Zëri.info”, ministri Arban Abrashi. “ Po është shtyrë” ka thënë shkurt Abrashi, duke mos treguar detaje të tjera.

Në anën tjetër besohet se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të Kryeministrit Isa Mustafa.

Ndryshe, procedimi i Demarkacionit në Kuvend, jo që nuk është mirëpritur nga opozita, po as edhe nga disa deputet të partive opozitare.

Gjatë ditës, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka kërkuar nga kryeministri që të mos e procedoj nesër Demarkacionin në Kuvend.

“Qeveria e Republikës duhet të tregohet e kujdesshme dhe t’i shtjerrë të gjitha mundësitë për këtë çështje, e tek pastaj ta sjellë për ratifikim në Kuvend”, kishte thënë Grabovci./Zeri/