E konfirmon Qeveria: Marrëveshja për Demarkacionin këtë javë në Kuvend

Aktuale korrik 12, 2016 - 11:27

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të dërgohet këtë javë nga qeveria për ratifikim në Parlamentin e Kosovës.

Informacioni është konfirmuar për RTK-në nga Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë, dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar pjesmmarrjen e tyre në seancën plenare kur pritet të jetë për diskutim çështja e demarkacionit me Malin e Zi.