Ardian Mehmetaj në vend të Gani Shabanit
Aktuale
June 28, 2016 - 15:55
Sekretari i MSH-së, Gani Shabani është pezulluar nga kjo pozitë, këtë e ka konfirmuar për "Zeri.info", zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë
Ndërkaq, gazeta ‘Zëri’ mëson se, Ardian Mehmetaj, do të jetë ushtrues detyre i sekretarit të Ministrisë. Mehmetaj deri me tani ka qenë shef i personelit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Këtë e ka bërë të ditur një burim i gazetës ‘Zëri’ nga kabineti i Ministrit Imet Rrahmani. /ZERI/