Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti

Aktuale June 26, 2016 - 19:36

Një 60-vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasditen e të dielës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është P.B, elektricist, i cili ishte duke punuar në nënstacionin e Radhimës kur ra në kontakt me rrymën, shkruan shekulli.

60-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE: Prishtinën e mbulon bërlloku (FOTO)