Dështon ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare
Aktuale
June 16, 2016 - 14:31
Ka dështuar ratifikimin i Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, pasi koalicioni qeverisës nuk arriti t’i siguroj 80 votat e nevojshme. 75 deputete votuan për, 12 kundër.
Kjo marrëveshje në vlerë prej rreth 40 milionë euro ka qenë në rend dite në seancën e kaluar, por pasi koalicioni qeverisës nuk i kishte të sigurta votat e nevojshme u vendos që votimi të shtyhet për seancën e sotme.
Vetëvendosje është shprehur kundër kësaj marrëveshje pasi në të Kosova paraqitet me fusnotë. /ZERI/