Serbët ankohen për dënimin e Karaxhiqit

Aktuale March 25, 2016 - 22:46

Gazeta serbe “Kurir” raporton se shumë shpejtë do të bëhet një apel kundër vendimit të Gjykatës së Hagës, për dënimin me 40 vjet burgim të Radovan Karaxhiqit, transmeton “Zeri.info”
 

Image

Ndërkohë, ish lideri politik i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës është shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte.

Ai është dënuar me burg për 40 vjet. Ky vendim konsiderohet si më i rëndësishmi që nga Procesi i Nurembergut, në vitet 1945-1946, i cili i gjykoi nazistët gjermanë.

Karaxhiq u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë. /Zëri/